Reagon Këshilli Prokurorial. Kelmendi: Sistemi prokurorial është vazhdimisht në thumb të deklaratave ndërhyrëse

Besim Kelmendi, ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, tha se sistemi prokurorial dhe prokurorët janë vazhdimisht në ‘thumb’ të deklaratave ndërhyrëse në drejtësi.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai tha se vazhdimisht ushtrohet një lloj presioni në punën e tyre të përditshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ndjehem shumë mirë që raporti e ka theksuar këtë çështje. Sistemi prokurorial i Kosovës është vazhdimisht në thumb të këtyre deklaratave dhe vazhdimisht ushtrohet një lloj presioni në punën tonë të përditshme. Mirëpo, ju garantoj juve që sistemi prokurorial duhet dhe është dhe ka me qenë gjithmonë i paanshëm në trajtimin e secilit rast. Por, s’na vjen mirë as neve që dimë këtë gjendje dhe as kur shohim raporte me gjetje të tilla”, tha ai.

Kelmendi u shpreh se qytetari i Kosovës e meriton një sistem të drejtësisë që është i pavarur dhe i paanshëm.

“Qytetari i Kosovës e meriton një sistem të drejtësisë të pavarur, të paanshëm. Një trajtim brenda afateve, me korrektësi dhe vendime të qarta gjyqësore që jepin arsyetim për çdo pretendim të palëve”, tha Kelmendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *