Ambasada e Italisë ka reaguar ndaj narrativës së djeshme që u prodhua nga Vetëvendosje, duke propaganduar e gënjyer se ishte hera e parë që FSK shkonte në veri, e duke përdorur lloj-lloj termesh, për një operacion humanitar, që për qëllim kishte veç gjetjen e një trupi të pa jetë.
Ambasada e Italisë qysh në rreshtin e parë tregon se reagimi vjen ‘duke iu referuar narrativësh së djeshme’.
Tutje aty s’përmendet fare FSK-ja, por mbështetja ndaj KFOR-it.
“Duke iu referuar narrativës në lidhje me operacionet e djeshme të kërkim-shpëtimit në liqenin e Ujmanit/Gazivodës, Ambasada e Italisë në Kosovë shpreh mbështetjen e saj të plotë për Misionin e KFOR-it dhe për Komandantin e KFOR-it, i cili veproi brenda kufijve të mandatit të tij, në rrethanat fatkeqe që e bënë të nevojshme ndërhyrjen e ekipit për arsye humanitare. Prandaj, Ambasada përsërit vlerësimin e saj të plotë për rolin pozitiv të luajtur prej kohësh nga misioni i KFOR-it në Kosovë”, thuhet në reagim.