Reagon BE për tarifat e vendosura nga Trump

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa reciproke ndaj të gjitha vendeve të botës u gjykua ashpër nga evropianët, të cilët megjithatë vazhdojnë të apelojnë për një zgjidhje të negociuar. Presidentja e Komisionit Evropian, e cilësoi këtë vendim si një goditje të madhe për ekonominë globale.“Të jemi të qartë për pasojat e mëdha. Ekonomia globale do të vuajë masivisht. Pasiguria do të rritet ndjeshëm dhe do të çojë në një rritje të mëtejshme të proteksionizmit. Pasojat do të jenë të rënda për miliona njerëz në mbarë botën.” Megjithëse BE-ja ka paralajmëruar vazhdimisht se do të kundërpërgjigjet me masa të njëjta, shefja e Komisionit Evropian u përmbajt nga dhënia e detajeve për veprimet konkrete që do të ndërmarrë blloku evropian ndaj tarifave të presidentit Trump.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *