Reagon ambasadori Francez: Guerot: KFOR meriton respektin e të gjithëve, manipulimet po bëhen sistematike

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për zhvillimet e sotme ku FSK shkoi në Veri për një mision kërkim shpëtimi. Sidoqoftë, në disa fotografi që përdorën eksponentë të pushtetit, KFOR që po shoqëronte FSK’në nuk shihej.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Duke e trajtuar këtë çështje Ambasadori i Francës në “x”, tha se “manipulimi i informacionit po bëhet sistematik”.

“Mbështetja e plotë e Francës për KFOR-in dhe Komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurinë e të gjithëve. KFOR meriton respektin dhe njohjen e të gjithë palëve të interesuara në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike. Gjithashtu, shpreh respekt për mediat që raportuan me saktësi rolin e KFOR-it në përpjekjet për të gjetur trupin e personit të zhdukur nga Liqeni i Ujmanit”, ka thënë ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *