Reagon ambasada amerikane rreth veprimeve në veri

Screenshot

Policia e Kosovës të premtën i ka mbyllur objektet e Qendrës për punë sociale në Mitrovicën e Veriut – të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb – për shkak të dyshimit se aty janë kryer veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor. Por, për këto veprime ka reaguar ambasada amerikane e cila thotë se mbyllja e këtyre zyrave është bërë pakoordinim dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

”Ambasada e SHBA është e shqetësuar nga mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në platformen X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *