Reagojnë ndërkombëtaret: Zbatojeni aktgjykimin e Kushtetueses, formoni institucionet

Pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, aleatët e Kosovës kanë reaguar duke kërkuar zbatimin e këtij aktgjykimi. BE-ja dhe ambasadat e disa vendeve evropiane iu kanë bërë thirrje partive politike që të t`i përmbahen aktgjykimit në fjalë dhe t`i formojnë sa mw shpejt institucionet e reja.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Zyra e BE-së në reagimin e saj ka bërë me dije se Kosova nuk ka më kohë për të humbur.

“Gjykata Kushtetuese ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishme. BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe Zëvendëskryetarëve. Nuk ka më kohë për të humbur në një ngërç politik!”, është thënë në reagimin e BE-së.

Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovës.

Përmes një deklarate për RTK-në, kjo ambasadë ka vlerësuar se tani politika duhet të veprojë në përputhje me këtë aktgjykim.

Ne e vlerësojmë që Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim procedural. Tani politikanët duhet të veprojnë në përputhje me të, në mënyrë që kosovarët më në fund të marrin parlamentin për të cilin kanë votuar para gjashtë muajsh. Ne presim një zgjidhje të realizueshme brenda afatit dhe u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të veprojnë drejt një kompromisi”, ka vlerësuar ambasada gjermane.

Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar zbatimin e këtij aktgjykimi.

Derisa ka njoftuar për takimin e djeshëm me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai ka treguar se kanë diskutuar edhe për këtë çështje.

Sot takova kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Diskutuam për implikimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpreha shpresën se zgjedhjet lokale do të zhvillohen me pjesëmarrjen e plotë të të gjitha partive të përshtatshme, përfshirë ato që përfaqësojnë komunitetin kosovar-serb”, ka shkruar Hargreaves në profilin e tij në “Facebook”.

Kurse, ambasada amerikane në Prishtinë dje e ka shpërndarë një citat të të Ngarkuarës më Punë në këtë ambasadë, Anu Prattipati, e cila bënë thirrje për krijimin sa më të shpejt të institucioneve të Kosovës.

Formimi i qeverisë pas zgjedhjeve është funksion themelor demokratik, dhe ky bllokim i vazhdueshëm politik po rezulton me mundësi të humbura për Kosovën. Administrata Trump kërkon aleatë të fortë me të cilët mund të avancojmë prioritetet tona; një vend pa institucione thelbësore dhe një rrugë e pasigurt përpara për t’i krijuar ato është një partner në të cilin nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht. Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri stabile dhe partnerë të besueshëm kur shqyrtojnë se ku të investojnë dhe paaftësia e Kosovës për të formuar institucione mund të shkaktojë që kompanitë të bëjnë biznes diku tjetër”, ka thënë diplomatja amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *