Rashiq: Nuk e shoh mundësinë që të propozohem për nënkryetar të Kuvendit, e drejta i takon Listës Serbe

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenaq Rashiq, për FrontOnline ka folur pas aktvendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese rreth zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti jo-shumicë (serb).

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Rashiq, tha se me sa e ka lexuar vendimin, e drejta për të propozuar emrin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, pas këtij vendimi i takon Listës Serbe e cila ka numrin më të madh të deputetëve të këtij komuniteti në Kuvend.

‘’Në këtë me vendimin që e ka marr Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë të drejtën ekskluzive Listës Serbe, e cila në këtë rast ka me së shumti deputetë dhe aty sa e shoh unë, kushtëzohet apo me mire të them pasi i jepet të drejtë Listës Serbe’’,  tha ai.

Sipas tij, në këtë moment nuk e sheh mundësinë që ai të jetë kandidat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

’Unë në këtë moment nuk e shoh mundësinë, bazuar në këtë vendim, (dhe merreni me rezeve se ndoshta nuk e kam lexuar drejtë) por me sa e kuptova, nuk I jepet drejta askujt tjetër përveç Listës Serbe që të nominoj kandidatin e saj. Kështu që nëse e kuptoj mirë, unë nuk kam mundësi kandidimi’’, tha Rashiq për Front Online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *