Raportohet për bastisje në ministrinë e Bujqësisë

Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton Ekonomia Online, e cila ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Nga kjo ministri, janë parë duke dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë pasë në duar dokumente.

Po ashtu, raportohet se ky njësit ka bastisur Zyrën e Prokurimit në këtë ministri. Gazetari Lirim Mehmetaj më herët shkroi se Njësiti i Krimeve Ekonomike po bastisë Ministrinë e Bujqësisë.

Madje, sipas tij, njësiti ndodhet në Zyrën e prokurorimit në këtë ministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *