Policia në raportin 24 orësh njofton se dy persona të zhdukur janë raportuar nga familjarët. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Lupq i Poshtëm i Podujevës. Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se djali i tij 16 vjeçar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime.
Rasti i dytë në Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë. Ankuesi m/k, ka njoftuar policinë se vajza e tij 14 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.