Rama: PS forca që çon vendin në Europë

Në Elbasan me kandidatët për deputetë, Edi Rama tha se shqiptaret nuk duhet të shohin majtas apo djathtas, por të zgjedhin integrimin dhe pasaportën europiane për vetën dhe fëmijët e tyre.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Mandatin e katërt e kërkon edhe si garanci për një drejtësi europiane.

Edhe njëherë kryeministri mbrojti jo vetëm reformën në drejtësi por edhe kreun e SPAK, Altin Dumani, teksa thekson se është shumica ajo që i ka dhënë pavarësinë gjyqësorit.

Ndërsa për Sali Berishën dhe partitë e reja, të cilat i cilëson kopje të Partisë Demokratike, Rama tha se do marrin përgjigje në 12 maj, atë ditë kur edhe ekipi negociator në Bruksel do të marrë rikonfirmimin e popullit shqiptar për të çuar përpara procesin e integrimit. /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *