Rama dhe Macron flasin për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përgjatë konferencës me presidentin francez, Emmanuel Macron tha se bashkë folën rreth ndërtimit të hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Rama thotë se nga Macroni kërkoi shqyrtimin e mundësisë së përfshirjes së Francës në ndërtimin e kësaj hekurudhe.

“Kemi folur me presidentin për mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, dhe do të shikojmë më tutje në komunikime të drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *