Zekensky bisedë telefonike me Ramen. Kërkon që Evropa të jetë pjesë e bisedimeve për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi përmes një postimi në rrjetin social “X” se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Zelensky ka falenderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës. Ai theksoi se diskutoi me kryeministrin Rama për projekte të përbashkëta dhe mundësi e perspektiva të reja. “Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës,” theksoi ai.

Zelensky theksoi se një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuara për një marrëveshje janë të domosdoshme për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *