Qka po ndodh me sjelljet e mërgimtarëve në trafik? Dy shoferë me vetura me targa të huaja bëjnë gara shpejtësie, për njërin policia njofton autoritetet zvicerane

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka ndaluar dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie në rrugën Varosh–Gërlicë.Shoferët kanë qenë me vetura me targa të huaja dhe njëri po voziste 192 kmh e tjetri 185 km/h.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Shoferi B.S., 22 vjeç, është gjobitur me 500 euro, ndalim të vozitjes për 12 muaj në Kosovë dhe janë njoftuar autoritetet zvicerane pasi ai posedon leje të Zvicrës.

“Shoferi me inicialet B.S. (22 vjeç), me veturë të tipit BMW dhe targa të Zvicrës, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 192 km/h në një zonë me kufizim të lejuar prej 60 km/h. Për këtë kundërvajtje të rëndë në trafik, ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 500 euro, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Kosovës për 12 muaj, si dhe janë njoftuar autoritetet zvicerane, në bazë të marrëveshjes bilaterale mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, pasi posedon leje drejtimi të lëshuar nga Zvicra.”

Ndërsa shoferi tjetër F.S. 20 vjeç është gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim të vozitjes ëpr 12 muaj.

“Shoferi tjetër, F.S. (20 vjeç), shtetas dhe banues në Kosovë, është kapur duke lëvizur me veturë të tipit Porsche, me targa të huaja, me shpejtësi 185 km/h në të njëjtën zonë me kufizim 60 km/h. Ai është dënuar me gjobë prej 500 euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative, si dhe ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet për 12 muaj.”

“Matja e shpejtësisë është kryer me veturën inteligjente të Policisë së Kosovës, e cila është e pajisur me radar të avancuar. Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të shmangin garat e shpejtësisë, pasi ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe për  pjesëmarrësit tjerë në trafik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *