Qesharake kërkesa për rinumërim të votave të pavlefshme

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka komentuar kërkesën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Sekretariatit në KQZ-së, Besnik Buzhala, për rinumërim e votave të pavlefshme nga diaspora.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai ka bërë me dije se kjo tendenca është qasje e gabuar e KQZ-së.

“Kjo tendenca që për shkak të “disa votave” me u marrë me TË GJITHA votat, është qasje e gabuar e KQZ-së që mund ta cenojë integritetin zgjedhor. Sigurisht, çdo parregullsi duhet trajtuar seriozisht dhe në përputhje me ligjin. Por, trajtimi duhet të jetë proporcional dhe i fokusuar vetëm në rastet specifike të pretenduara – jo përmes masave drastike që vënë në dyshim procesin dhe minojnë panevojshëm besimin e publikut në rezultatin e zgjedhjeve”, ka shkruar Cakolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *