PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka marrë vendim që të rinumërohen 177 kuti të votimit, me 1613 fletëvotime që ishin shpallur të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutinë postare të KQZ-së.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Vendimi i PZAP-së ka ardhur pas ankesës së parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje pas vendimit që KQZ mori ditë më parë duke mos miratuar rinumërimin e këtyre kutive.

“Anulohet vendimi i KQZ-së i datës 06.03.2025, urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, respektivisht Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, sipas rekomandimit të Sekretariatit të KQZ të datës 06.03.2025, të bëjë hapjen e 177 kutive të votimit, me 1613 fletëvotime të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së, të njëjtat fletëvotime të rivlerësohen, të numërohen dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar”, thuhet në vendimin e PZAP-së.Tutje thuhet se nga shkresat e lëndës konstatohet se Sekretariati i KQZ-së me datë 06.03.2025 i ka rekomanduar KQZ-së që të marrë vendim për hapjen e të gjitha kutive të votimit përmes postës, me qëllim që të ri-vlerësohen dhe të numërohen të gjitha fletëvotimet që janë shpallë të pavlefshme në përputhje me vendimin e PZAP.

Kujtojmë se në mbledhjen e mbajtur të enjten KQZ nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për rinumërimin e këtyre votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *