PZAP refuzon kërkesën e VV- së për rivotim me postë nga diaspora

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, me të cilën ka kërkuar anulimin e rezultatit të votave me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj, saktësisht 18 mijë e 933 vota.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Tutje kërkesë e LVV-së ishte të përsëritet votimi me postë, e po ashtu u kërkua nga PZAP që të largojë nga lista disa kandidatë të LDK-së për deputetë, kjo me pretendimin për manipulim votash.LVV ka pretenduar se manipulimi me vota ka filluar që nga regjistrimi i votuesve. PZAP e ka gjetë këtë ankesë si të pabazuar për shkak se sipas tyre, LVV nuk ka ofruar prova bindëse për kërkesën për anulimin e rezultatit të LDK-së.VV ka afat prej 48 orësh të ankohet në Gjykatën Supreme ndaj këtij vendimi të PZAP-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *