Mijëra njerëz po sfidojnë ndalimin e tubimeve dhe po dalin në rrugë në Turqi, pas burgosjes së kryetarit të Stambollit Ekrem Imamoglu.
Imamoglu është rivali kryesor politik i presidentit turk Tajip Erdogan dhe është akuzuar për korrupsion pasi u arrestua të mërkurën
Disa nga protestat më të mëdha në Turqi në më shumë se një dekadë kanë ndodhur që atëherë
Imamoglu u arrestua vetëm disa ditë përpara se ai pritej të shpallej si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028
Opozita thotë se arrestimi është i motivuar politikisht, por presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan e ka mohuar këtë. BBC