PROKURORIA SPECIALE SHENJËSTRON RASTIN “MATI 1”

Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale z. Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Gjatë këtij takimi është shenjëstruar  rasti i koduar “Mati 1”,  për veprat penale “shpëlarja e parasë”, “mashtrimi”,“falsifikimi i dokumentit”,  dhe vepra penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë rast janë të përfshirë 4 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Vlera totale e pasurisë së ngrirë dhe sekuestruar është 6,924,656.00 €.

Ndër asetet e ngrira dhe të sekuestruara janë 59 banesa, 12 parcela në lokacione të ndryshime dhe 5 llogari bankare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *