Prokuroria Speciale: Fatmir Sheholli u arrestua nën dyshimin për spiunazh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit hetimeve disa mujore, me urdhër të PSRK-së të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së.

“Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale”, njofton Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *