Prokuroria konfirmon se ka nisur hetimet per grabitjen në Veternik. Deri më tani një person i arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se Prokurori kujdestar është informuar nga Njësiti Policor se në lagjen Veternik të Prishtinës ka ndodhur rasti i ‘’Grabitjes’’ në oborrin e qendres tregtare‘’Albi Mall’’. Ndërkohë hetuesit policor në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit kanë ndaluar një (1) person për vepër penale‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll oseposedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdonn djekjen e personave të cilët ndodhen në arrati. Tani për momentin nuk mund të jepen të dhëna të detajuara lidhur me këtë rast, mirëpo Prokurori i shtetit është i përkushtuar që në koordinim dhe bashkëpunim me organet e rendit të zbardh cështjen në tërësi, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *