Presidentja pritet t’i takoi partitë politike për zhbllokadë

Zyra për media e Presidencës së Kosovës ka konfirmuar se së shpejti, do të kontaktojnë me të gjitha partitë politike.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Kjo për të dakorduar një takim lidhur me bllokadën politike.

Kështu ka deklaruar për Nacionalen shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Bekim Kupina.

Ai ka thënë se takimi do të jetë gjithëpërfshirës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, thuhet në përgjigje.

Reagimi i Presidencës ka ardhur pas kërkesës për takim me Osmanin nga Partia Demokratike e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *