Presidentja Osmani zhvilloi takim konsultativ me kryetarin e Nismës Fatmir Limaj. Ky i fundit nesër pritet të takohet me kreun e VV-së Albin Kurti

 Në kuadër të konsultimeve me subjektet politike parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

 Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik.

 Presidentja Osmani theksoi se zbatimi i këtij aktgjykimi është detyrim i qartë kushtetues dhe potencoi rëndësinë që të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje sa më të shpejtë për konstituimin e Kuvendit, në interes të qytetarëve dhe funksionimit demokratik të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *