Me rastin e 8 marsit, presidentja Vjosa Osmani ka vizituar AKI- në. Osmani ka thënë se vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). “Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës. Nga AKI, urime 8 Marsin te gjitha grave të Republikës së Kosovës!, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani viziton gratë “agjente” të AKI- së

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!