Presidentja Vjosa Osmani pritet që pas dy ditës t’i takojë liderët e partive politike në lidhje me ngërçin në Kuvendin e Kosovës.
Osmani ka ftuar liderët e partive politike me datë 3 korrik në ora 11:30.
Kjo është bërë e ditur nga deputetja e komuniteteve, Duda Balje pak para seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Nuk është bërë e ditur nëse Osmani i ftoi të gjithë në të njëjtën kohë, pasi ende nuk janë dhënë detaje.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, të hënën tha se presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim, pa treguar ndonjë datë konkrete.
Kupina tha se nëse paraqitet nevoja, Presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.