Presidentja Osmani takon homologun e saj Kroat 

Nën margjinat e samitit në Sofje, Presidentja Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj kroat, Zoran Milanović.  “Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Prandaj, sot në Sofje takova mikun dhe mbështetësin e fuqishëm të Kosovës, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, të cilit i përcolla urimet më të përzemërta për rizgjedhjen në këtë post. Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, në ekonomi dhe në çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë”, ka shkruar Osmani. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *