Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Ishte kënaqësi ta takoj Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në Konferencën e Sigurisë në Mynih”, ka shkruar Osmani.
Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit. Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë duke larguar masat e padrejta dhe duke i hapur rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit, thuhet ndër të tjera në komunikaten e Presidences.