Presidentja Vjosa Osmani është pritur sot në Budapest me nderime ushtarake nga Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok. Presidentja Osmani ka shkruar: “Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani.






