Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi

Presidentja Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Bernard Çobaj.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

 Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të cilat janë ndërtuar mbi parime të respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Malin e Zi në frymën e fqinjësisë së mirë, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Ajo shprehu bindjen se gjatë mandatit të ambasadorit Çobaj do të hapen mundësi të reja bashkëpunimi, duke forcuar më tej lidhjet ndërmjet dy shteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *