Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, znj. Karin Keller-Sutter, ka nisur vizitën shtetërore në Zvicër. Presidentja Osmani ka shkruar:
“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter!
Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë!