Presidentja Osmani bën homazhe në Gllogjan

Me rastin e 27 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.”Në themelet e Kosovës së pavarur qëndron sakrifica e heronjve të UÇK-së, e familjes Haradinaj dhe e të gjithë atyre që u ngritën kundër padrejtësisë, e për lirinë dhe shtetin tonë. Në Kosovën e pavarur dhe sovrane, amaneti i heronjve na obligon ta ndërtojmë një shtet të fortë, dinjitoz, të përparuar e me aleanca të fuqishme. Liria është trashëgimia e tyre,  e përgjegjësia jonë!”, ka shkruar Osmani. Bashkë me Presidenten ishte edhe kryeplaku i familjes Jashari baca Rifat.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *