Presidentja në takim me anëtarët e Këshillit të Atlantikut të Veriut 

Në kuadër të vizitës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO- s, është mbajtur edhe një takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut (North Atlantic Council – NAC). Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se aty ishte  një diskutim përmbajtësor rreth zhvillimeve në Kosovë e rajon, duke shtuar se si shefe e shtetit ka rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimit me NATO-n. “Forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë”, ka shkruar Presidentja Osmani. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *