Presidentja ndanë dekorata në 17 vjetorin e shtetësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në 17 vjetorin e Pavarësisë, po i bëjnë bashkë historinë, sakrificën dhe krenarinë e kombit, në një akt solemn në dekorimin e atyre që bënë Kosovën të lirë dhe shumë të tjerëve që edhe sot vazhdojnë të ndihmojnë ecjen e shtetit përpara.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ajo tha se familja Jashari është themeli mbi të cilën u ngrit liria e Kosovës.

“Sot titullin hero do t’ia ndajmë Shaban Jasharit, atij që inspiroi familjen dhe djemtë e tij. Kryefamiljarit të familjes Jashari, e kryefamiljarit të gjithë familjes së madhe të quajtur Kosovë. Por deri më sot, familja Jashari si emblemë e lirisë dhe simbol i sakrificës sublime, nuk ishte dekoruar në tërësi. Andaj kam nderin që në emër të popullit të Kosovës, sot do ta bëjmë dekorimin e familjes Jashari në tërësi, si një akt që synon ta plotësojë këtë mungesë historike duke e njohur sakrificën e përbashkët të secilit anëtar të kësaj familje që luftoi për lirinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *