Presidentja kujton masakrat në Likoshan e Qirez

Presidentja Vjosa Osmani, tha se më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror, duke vrarë mizorisht 24 banorë të Likoshanit dhe Qirezit, në vatrën e rezistencës, në Drenicë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Sipas saj, masakra në Likoshan dhe Qirez mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë, por edhe një moment kur vendosmëria për liri u bë e pathyeshme.

“Kujtimi për martirët mbetet i gjallë, ndërsa amaneti i tyre na obligon të vazhdojmë kërkimin e drejtësisë!”, ka thënë presidentja Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *