Në konferencen e e përbashkët me Presidenten Osmani, Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs foli për marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Duke folur për stabilitetin rajonal dhe mbështetjen që mund ta ofrojë Bashkimi Europian për Kosovën, Rinkēvičs tha se u diskutua edhe çështja e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat tha se duhet të hiqen. “Diskutuam për çështjen e heqjes së masave kufizuese që janë vendosur ndaj Kosovës dhe thashë që qëndrimi i vendit tim është që BE-ja duhet t’i heqë ato”.
Presidenti i Letonisë ndër të tjera e përmendi edhe mbështetjen e vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. “Diskutuam gjegjësisht anëtarësimin në Këshillin e Europës. E keni mbështetjen tonë të plotë. Gjithmonë ju kemi mbështetur për anëtarësimin e plotë aty dhe besojmë që kjo mund ta hapë rrugën edhe për organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka thënë presidenti i Letonisë.