Me një ceremoni solemne dhe të veçantë akademike, Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan i akordoi sot titullin më të lartë nderi,” Doctor Honoris Causa”, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij z. Bajram Begaj.
Ceremonia u mbajt në universitet ku mblodhi personalitete të larta nga Kosova dhe Shqipëria, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, ambasadorë, akademikë, si dhe profesorë e studentë të UKZ-së.
Në fjalën e tij, Presidenti Begaj falënderoi Universitetin për këtë nder të veçantë. Ai tha se marrja e titullit “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ka domethënie shumë të madhe dhe nuk mund t’i fsheh dot emocionet. Nga sot lidhja me qytetin dhe Universiteti “Kadri Zeka” është shumë e madhe lidhja me Kosovën, kjo lidhje do të jetë kurdo e kudo, në çdo rrethanë e situatë, tha presidenti Begaj.