Bajram Emini nga Ferizaj është ndaluar në pikën kufitare të Bllacës. Ai pasi ia kishte dhënë dokumentin identifikues policisë kufitare në Bllacë, në sistem është paraqitur fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Beogradi, me çka i njëjti është arrestuar dhe dorëzuar punonjësve të policisë së Interpolit për procedim të mëtejshëm. Merret vesh se kërkesa për arrestimin e tij nga Serbia ka të bëjë me kohën e luftës në Kosovë.
Reagoi OVL e UÇK-së dega në Ferizaj. Luan Jahiri nga kjo organzitë tha se Emini nuk ka qenë ushtar i UÇK-së porse në shtëpinë e tij, në fshatin Greme, gjatë luftës kanë qëndruar pjesëtarë të UÇK-së.