Po shkëlqen në La Liga, Antony në shënjestër nga një gjigant europian

Sulmuesi i Manchester United, Antony, mund të jetë drejt një transferimi të papritur në një nga klubet më të mëdha të Evropës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

24-vjeçari, i cili iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Ajaxi për 95 milionë euro në vitin 2022, ka hasur vështirësi në gjetjen e formës së tij më të mirë në Premier League.

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Bayern Munich ka nisur bisedimet me Manchester United për një marrëveshje të mundshme për brazilianin.

Thuhet se pavarësisht investimit të madh për ta transferuar në “Old Trafford”, klubi anglez është i gatshëm ta shesë për rreth 50 milionë euro.

“Negociatat tashmë kanë filluar dhe në Munih besojnë se Antony mund të bashkohet me ekipin në të ardhmen e afërt”, thuhet në raportin e Fichajes.

“Nëse ai vazhdon të tregojë formë të mirë tek Betisi, transferimi i tij te Bayerni mund të konkretizohet në muajt e ardhshëm”.