Plenkoviq i kundërpërgjigjet Vuçiqit

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq i është kundërpërgjigjur presidentit serb Vuçiq, i cili ju ankua shefit të NATO- s rreth aleancës ushtarake që nënshkruan Kosova, Kroacia dhe Shqipëria. Plenkoviq tha se në atë memorandum nuk ka asgjë armiqësore. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“E kuptoj që Vučiq ka nevojë të gjejë probleme diku tjetër, por ato nuk mund t’i gjejë në tekstin e memorandumit. Si Kroacia, ashtu edhe këto dy shtete e morën këtë vendim bazuar në vlerësimet dhe interesat e tyre, prandaj nuk kanë nevojë të pyesin askënd: as Serbinë e as NATO-n.”

Plenkoviq theksoi se memorandumi është pjesë e bashkëpunimit që Kroacia ka me Kosovën dhe Shqipërinë. Sipas tij, ai do të ndihmojë thelbësisht përpjekjet e këtyre dy shteteve në reforma, shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Këto komente, kryeministri kroat i bëri gjatë samitit të rregullt të Bashkimit Evropian. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *