Plagoset një person në Prishtinë 

Një person është plagosur mbrëmë në lagjen Dardania në Prishtinë. Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka thënë për RTK-në se në orën 20:20 kanë pranuar në klinikë një person i cili është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Çitaku ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Sipas doktorit, atij i janë pastruar katër plagë që ka marrë nga arma dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Ortopedisë, në QKUK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *