Përparim Rama merr vendim për familjet e dëshmorëve. Banesat komunale në shfrytëzim për 99 vjet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi vendimin se banesat komunale që ishin të ndara për familjet e dëshmorve “për periudha të shkurtra kohore” tash do të jenë në shfrytëzim të tyre për 99 vjet. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Ne kemi vlerësuar se është koha që këto familje të kenë jo vetëm strehë, por siguri të plotë e AFATGJATË”, tha Rama.

Postimi i plotë:

Sot, si Kryetar i Prishtinës, kam nënshkruar vendimin që banesat komunale të ndara për familjet e dëshmorëve të Republikës, të jepen për shfrytëzim për 99 vjet.

Kjo është një vazhdimësi e një vendimi të nisur vite më parë e miratuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kur këto banesa banimi janë ndarë për periudha të shkurtra kohore. Ne kemi vlerësuar se është koha që këto familje të kenë jo vetëm strehë, por siguri të plotë e AFATGJATË.

Ky nuk është akt favori, por një hap institucional drejt drejtësisë dhe kujtesës kolektive. 

Prishtina u detyrohet familjeve të dëshmorëve jo vetëm nderim moral, por edhe trajtim dinjitoz dhe të qëndrueshëm.

Mirënjohje e thellë për familjet që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë që sot e jetojmë të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *