Përfundon takimi Kurti-Limaj. A u pajtuan për koalicion? 

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj, janë takuar pasditen e sotme në lagjen Pejton të Prishtinës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ndonëse s’janë dhënë shumë informacione për kohën dhe vendin e takimit, Kurti e Limaj janë takuar në një restorant në lagjen Pejton të Pristhinës, që është shumë afër selisë së NISMA-s.

Ky takim vjen pasi afati 30 ditorë i kushtetueses po afrohet dhe Kosova ende s’e ka konstituar Kuvendin.

NISMA vazhdon të kërkojë postin e kryetarit të Kuvendit, ndërkohë që Kurti e LVV s’kanë treguar deri tani ndonjë shenjë se mund ta ndryshojnë emrin e Albulena Haxhiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *