Përfundon me sukses EXPO REAL Kosova 2025 – Panairi më i madh i ndërtimit dhe patundshmërive në vend

Pas tri ditësh të mbushura me prezantime, takime e bashkëpunime, sot përfundoi me sukses EXPO REAL Kosova 2025, panairi më i madh i ndërtimit, patundshmërive dhe industrive përcjellëse në vend, i mbajtur në Prishtina Mall nga 25 deri më 27 korrik.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ky panair solli së bashku mbi 40 kompani nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni, duke ofruar një platformë unike për rrjetëzim profesional, promovim projektesh dhe nxitje investimesh në sektorë kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Në këtë ngjarje madhore u prezantuan:

  • Projektet më të reja rezidenciale dhe komerciale
  • Oferta të shumta nga agjenci të patundshmërive
  • Inovacione në ndërtim dhe arkitekturë
  • Prodhues dhe distributorë të materialeve ndërtimore

Pjesëmarrja e madhe e profesionistëve të industrisë, përfaqësuesve institucionalë, mediave dhe qytetarëve dëshmoi interesin e lartë për zhvillimin e tregut të ndërtimit dhe patundshmërive në Kosovë.

Organizatorët falënderojnë të gjithë pjesëmarrësit dhe vizitorët për kontributin e tyre në suksesin e kësaj ngjarjeje, duke shprehur angazhimin për edicione edhe më të fuqishme në të ardhmen.