Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë, rinis më 22 shtator

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Pol Uilliams, gjykimi në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 22 shtator në ora 09:00, kur pritet të fillojë dëshminë një dëshmitar i ri i thirrur prej Mbrojtjes.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

WilliamsThaçi dhe delegacioni i Kosovësnë Rambuje kërkonin pavarësi

(E plotësuar, 11:50) Paul Williams, dëshmitari i dytë i mbrojtjes Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë, sot deklaroi se delegacioni i Kosovës në Rambuje dhe vet Hashim Thaçi kërkonin pavarësinë.

“Hashim Thaçi dhe do të thoja të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar të Kosovës dhe ekspertët tyre kosovarë, shqiptarë, kërkonin pavarësinë”, tha Williams.

Williams tha se i ka treguar delegacionit rrugën drejt pavarësisë.

 “Pavarësia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shumë kohë duke u shpjeguar rrugën se si mund të arrinin pavarësinë në qoftë se fjala pavërsi nuk shkruhej në marrëveshjen e Rambujesë’, shtoi ai.

Williams më tej theksoi shkollimin e Hashim Thaçit në Zvicër, duke potencuar se ai ka pasur kulturë të sjelljes.

(10:45) Williams për Thaçin në Rambuje: Në negociata duhej dikush nga UÇK-ja|LIVE

Dëshmitari i dytë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Paul Williams, gjatë ditës së dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale foli për pozitën e Hashim Thaçit në krye të delegacionit të Rambujesë, bashkë me Ibrahim Rugovën dhe Rexhep Qosjen.

“Me aq sa di tre prej tyre ishin përzgjedhur me konsensus dhe kjo vjen nga procesverbali i takimit të 7 shkurtit që më ka treguar Edita Tahiri. Gjithashtu, më është dhënë dokumenti që më lejonte mua të futesha në kështjellë. Rugova ishte LDK-ja, Qosja nga LBD-ja dhe Thaçi nga UÇK-ja. Vendimi u mor dy me një. Qosja votoi për Thaçin, Thaçi votoi për veten dhe kjo ishte mënyra se si u zgjodh Thaçi. Dy ishin pro Thaçit dhe një kundër tij”, tha ai.

Williams foli për politikën paqësore të Rugovës, teksa këtu shprehi sipas tij, nevojën e të qenit Thaçi në delegacion, si bartës i interesave të UÇK-së.

“Në negociata ti do të doje që të kishe një UÇK që tregonte përmes veprimeve dhe fjalëve dhe angazhimeve të veta që ky person i UÇK-së të ishte një negociator, një diplomat që mund të ishte një person ose një partner i besueshëm”, tha ai. RTK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *