Përfaqësues të ish opozitës kritikojnë Deharin për abuzim me detyrën e kryesuesit të seancës

Përfaqësuesve të ish opozitës nuk i është lejuar debati nga kryesuesi i seancës Avni Dehari.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

I pari në foltore doli Elmi Reçica nga PDK, i cili i tha Deharit se po e keqpërdorë detyrën e kryesuesit.

“Po më dhimbsesh”, i tha Reçica Deharit.

Më pas, Armend Zemaj nga LDK e mori fjalën, por edhe atij iu ndalë mikrofoni.

“E para z, kryesues jeni duke abuzuar me të drejtën e kryesimit”, tha Zemaj.

Time Kadrijaj nga AAK doli në foltore, por asaj asaj s’iu lejua të flasë.

“Ju lutem lironi foltoren”, i tha Dehari asaj.