Pas akuzave të Grenellit, Osmani në konferencë sapo të arrijë në Kosovë

Pas akuzave që emisari special i Shteteve të bashkuara, Richard Grenell drejtoi karshi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, se e njëjta i manipuloi deklaratat e presidentit, Donald Trump, Zyra Presidenciale ka bërë të ditur se shefja e shtetit për këtë çështje do të flasë sa po të kthehet nga Shtetet e Bashkuara ku ishte për vizitë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Sapo të kthehet në Kosovë presidentja Osmani do të mbajë konferencë për media lidhur me këtë çështje”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes së shtetit.

Sot pasdite, i emëruari nga presidenti i Shteteve të Bashkuara si i dërguar për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se Osmani, ka manipuluar fjalët e presidentit amerikan, Donald Trump, kur ka thënë se ai parandaloi përshkallëzim të situatës nga Serbia në Kosovë kohët e fundit, duke e quajtur këtë si turp të presidentes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *