Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për tentim vrasje

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.Z.1. dhe B.Z.2. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 26 gusht 2024, rreth orës 23:12 në një rrugë të një fshati në Komunën e Ferizajt, fillimisht tentojnë që të dëmtuarin B.B., ta futin në automjetin e tyre “Audi”, mirëpo për shkak të rezistencës, këtë nuk mund ta bëjnë dhe i dëmtuari arrijnë të largohet, të pandehurit me dashje që ta privojnë nga jeta secili me armë kanë shtënë në drejtim të të dëmtuarit, mirëpo për shkak se i njëjti arrinë të kapërcej oborrin e shtëpisë, mirëpo të pandehurit arrijnë që ta godasin në regjionin e abdomenit si dhe në këmbën e djathtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *