Osmani tërheq kërkesën e bërë në Gjykatën Kushtetuese, shkak emërimi i Radomir Laban gjyqtar raportues

Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese, pas caktimit të Radomir Laban si gjyqtar raportues në këtë rast.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ajo tha se ky vendim është marrë për shkak të informatave zyrtare nga institucionet e sigurisë të viteve 2018, 2021 dhe 2024, sipas të cilave Laban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe është i përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Osmani theksoi se kërkesa e saj në Kushtetuese kishte për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues dhe parimeve demokratike, ndërsa cilësoi të rrezikshëm caktimin e një gjyqtari të tillë për një çështje kaq të rëndësishme.

“Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *