Presidentja Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Budapest, ka takuar presidentin Hungarez Tamás Sulyok.”Sot, në takim me Presidentin hungarez, Tamás Sulyok, diskutuam thellimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve tona.
Potenciali për rritjen e mëtejme të bashkëpunimit Kosovë-Hungari është i madh dhe vendi ynë mbetet i përkushtuar për të hapur kapituj të rinj në marrëdhëniet tona.Në takim, i shpreha Presidentit Sulyok mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për rolin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it, për mbështetjen e dhënë studentëve të Kosovës ndër vite, si dhe për iniciativat që kanë afruar edhe më shumë dy vendet tona, ka shkruar Osmani.

