Osmani takohet me presidentin turk Erdogan

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Takimi zuri vend në Tiranë, aty ku dje nisi Samiti i Komunitetit Politik Evropian, duke mbledhur liderë shtetërorë evropianë.

Duke e përshkruar Erdoganin si mik të palëkundur të Kosovës, Osmani e falënderoi atë për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdogan – një mik i palëkundur i Kosovës.

E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi presidentja, pas takimit me homologun turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *