Osmani takohet me Presidentin e Sirisë së lirë

Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku po merr pjesë në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë, është takuar me Presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Sharaa. “Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë. Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ma shkruar Presidentja Osmani. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *